Gjatë një operacioni ndërkombëtar të drejtuar kundër krimit kibernetik policia kombëtare e Spanjës arrestoi gjashtë qytetarë rusë, dy ukrainas dhe dy gjeorgjianë. Kreu i këtij grupi, rus gjithashtu, u arrestua në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Kriminelët krijuan një virus, i cili bllokonte punën e kompjuterit dhe paralajmëronte sikur gjoja pronari kishte vizituar faqe Interneti të lidhura me shkarkime të paligjshme, pornografinë e fëmijëve ose terrorizmin. Në mënyrë që të zhbllokohej kompjuteri nevojitej të paguhej një "gjobë prej 100 euro".

Sipas të dhënave të Europolit, virusi ka infektuar miliona kompjutera në mbarë botën.