Kompanitë ajrore American Airlines dhe US Airways ranë dakord të bashkohen në një kompani të vetme. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje lind kompania më e madhe ajrore në botë, njofton Agjencia Associated Press. Kompania e re do të mbajë emrin e American Airlines, por drejtues i saj do të bëhet Drejtori ekzekutiv i US Airways, Doug Parker.

Kompania e sapolindur përkatësisht vëllimit të vet duhet t’ia kalojë United Airlines - kompanisë tjetër ajrore amerikane, e cila konsiderohet si një nga më të mëdhatë në botë.