Aktivitete festive me rastin e Ditës së Shën Valentinit do të mbahen sot në shumë qytete të Rusisë.

Në Vladivostok gjatë koncertit "Dashuria në qytetin e madh" do të bëhet e mundur përshëndetja e "mikut ose mikes së zemrës" direkt nga skena. Banorët e qytetit Vollzhskij (pranë brigjeve të lumit Vollga) do të nisen për një udhëtim romantik me "Autobusin e dashurisë". Në qytetin Perm (zona e Uraleve) do të organizohet ballo e gjithë të dashuruarve. Ndërsa në kopshtin zoologjik të Ekaterinburgut do të zgjidhet çifti më i mirë mes kafshëve. Pretendentë për fitoren janë papagallët me ngjyrë verdhë e blu Ara, lundërzat e lumit, tigrat e Amurit, lemurët e species catta, kangurët dhe madje bretkosat.