Në Pakistan një autobus me bashkëpunëtorë të policisë pro-qeveritare u hodh në herë pas ndeshjes me një minë në rrugë. Si rezultat shtatë vetë u vranë dhe 13 të tjerë u lënduan.

Incidenti ndodhi në rajonin e Orakzai. Në autobusin, i cili po kthehej nga një zonë përleshjesh me militantët e lëvizjes "Taleban" dhe grupe të tjera islamiste, ndodheshin 20 ushtarakë dhe shoferi.

Ushtria pakistaneze për më shumë se 5 vjet po zhvillon luftime me terroristët e lëvizjes "Taleban". Vullnetarët e armatosur të policisë ndihmojnë qeverinë në luftën kundër militantëve.