Deklarata për bashkëveprim në kuadër të projektit “OKB-ja - mikja ime” u nënshkrua sot në forumin ekonomik që po zhvillohet në Krasnojarsk (Siberia Lindore) nga përfaqësuesit e organizatave të rinisë të 18 vendeve.

Tema kryesore e diskutimit ishte projekti rus për themelimin në Krasnojarsk të Qendrës humanitare ndërkombëtare "OKB-ja - mikja ime", i miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon.

Objektivi kryesor i Qendrës do të jetë integrimi i të rinjve, vendosja e marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike, politike dhe kulturore mes përfaqësuesve të brezit të ri në të gjithë botën.