Në Kishën Katolike Romake pas largimit nga froni të Benediktit XVI nuk do të ketë revolucione, ndërsa marrëdhëniet e saj me Kishën Orthodhokse Ruse do të vazhdojnë të përmirësohen, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Peshkopëve katolikë të Rusisë, kleriku Igor Kovalevski, në një konferencë për shtyp në Moskë.

Sipas fjalëve të tij, Papa bëri një veprim burrëror, duke marrë vendimin për t'u larguar për arsye shëndetësore. Ndoshta "precedenti i Benediktit XVI" do të ndihmojë dikë për të reflektuar.

Igor Kovalevski theksoi gjithashtu se Benedikti XVI mundësoi zhvillimin e marrëdhënieve të vlerëplota diplomatike midis Moskës dhe Vatikanit.