Moska nuk ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozime konkrete në lidhje me reduktimin e mëtejshëm të arsenaleve strategjike bërthamore, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë Aleksandër Llukasheviç, duke komentuar njoftimet e mediave mbi gjoja iniciativat që po përgatit administrata amerikane në lidhje me këtë çështje.

Diplomati theksoi se prioritet për Moskën tani është marrëveshja ruso-amerikane mbi reduktimin e armatimeve strategjike ofensive dhe se Rusia do të diskutojë hapat e mëtejshëm të mundshëm në lidhje me sferën e çarmatimit bërthamor vetëm pas zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje.