Bashkëpunëtorët e policisë në kuadër të një operacioni në shkallë të gjerë liruan më shumë se 30 femra, të cilat i detyronin të shisnin trupin në rajone të ndryshme të Rusisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Federatës Ruse.

"Anëtarët e grupit kishin organizuar një rrjet bordellosh për prostitucion në të gjithë vendin. Operativët kanë konstatuar tashmë faktet e rrëmbimeve të femrave në rajonin e Moskës, mbajtjen e tyre të paligjshme në skllavëri seksuale dhe dërgimin në rajone të tjera të vendit", - thuhet në një deklaratë për shtyp. Në disa rajone u zhvilluan operacione të njëkohshme, gjatë të cilave anëtarët e grupit kriminal u arrestuan ndërsa skllavet u çliruan.