Niveli i kërcënimeve ekzistuese dhe atyre potenciale ushtarake për Rusinë deri në vitin 2030 mund të rritet ndjeshëm, deklaroi të enjten Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral-koloneli Valeri Gerasimov në një konferencë për shtyp në Moskë.

Sipas fjalëve të tij, niveli i rrezikut kërcënues ushtarak për vendin tonë do të përcaktohet nga lufta e shteteve kryesore për burimet energjetike, tregjet e shitjes së mallrave dhe hapësirën e jetesës, për sigurimin e aksesit në të cilat do të vihet në përdorim në mënyrë mjaft aktive potenciali ushtarak, supozon gjenerali rus Valeri Gerasimov.