Large Hadron Collider (LHC - përshpejtuesi i madh i grimcave) ndaloi së funksionuari të enjten për një periudhë kohore 20 mujore për riparim dhe modernizim, çka do të mundësojë dyfishimin e energjisë së tij.

Përshpejtuesi i grimcave përfundoi punën e tij 3-vjeçare, gjatë së cilës ai përmbushi detyrën e vet kryesore - mundësoi zbulimin e një grimce të re, e cila është në të gjitha aspektet e ngjashme teorikisht me grimcën Higgs boson.

Nga 3.000 shkencëtarët e përfshirë në projekt, rreth 100 janë fizikanë rusë.