Në Korenë e Jugut do të zhvillohen stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë për shkak të rrezikut të provokimeve të reja nga ana e Koresë së Veriut, e cila kreu prova të nëndheshme bërthamore më 12 shkurt, njofton kompania shtetërore e radiotelevizionit koreanojugor KBS.

Në manovrat që do të zgjasin 2 ditë, më 14 dhe 15 shkurt, do të marrin pjesë trupat e këmbësorisë, Forcat Ushtarake Ajrore dhe Flota Ushtarake Detare e Koresë së Jugut. Forcat Ushtarake Detare do të praktikojnë veprimet e duhura në rast të provokimeve të mundshme nga ana e Koresë së Veriut në Detin e Japonisë dhe Detin e Verdhë, ndërsa trupat e këmbësorisë do të kryejnë qitje me artileri në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut.