Kongresi amerikan është i shqetësuar për situatën e krijuar me shkeljen e të drejtave themelore të njeriut dhe gjendjen e demokracisë në Ukrainë dhe aktualisht po shqyrton mundësinë e aplikimit të sanksioneve kundër zyrtarëve të Ukrainës, deklaroi ish-kandidati për president i SHBA-së, Senatori John McCain.

Këtë javë John McCain diskutoi situatën në Ukrainë në një takim me vajzën e ish-Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko, Eugjenia Timoshenko dhe ish Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Boris Tarasjuk.