0Fillimisht Benediktin e vlerësonin si një njeri, i cili do të mund të frenonte të paktën sekularizimin (laicizimin) në rritje të Evropës. Por, siç e shikojmë, kjo nuk ndodhi. Për tetë vitet e fundit europianët nuk janë kthyer në gjirin e Kishës Katolike.

Madje më tepër se kaq, Benedikti XVI u bë shumë më pak popullor se sa paraardhësi i tij, Gjon Pali II (të cilin e patën akuzuar në kohën e vet pikërisht për flirtim me vlerat liberale). Shumica evropiane, me sa duket, nuk dëshiroi t’ia vërë veshin teologut gjerman me prirje konservatore. Dhe me dorëheqjen e Benediktit kriza e katolicizmit evropian u bë krejtësisht evidente. Madje në shkallë të tillë, saqë Kreu i Këshillit Papnor për nxitjen e Unitetit të Krishterë,Kardinali Kurt Koch, bëri një deklaratë shumë të guximshme: "E ardhmja e Kishës Katolike nuk është në Europë". Sipas fjalëve të tij, nëse do të duhej të bënte zgjedhjen midis kandidatit evropian dhe atij joevropian, me kusht që ata të dy të ishin njëlloj të denjë për fronin papal, ai personalisht do të zgjidhte si Papë të ardhshëm përfaqësuesin e Afrikës ose të Amerikës Latine.

Mbi mundësinë e ardhjes së kandidatit me ngjyrë në fronin e Selisë së Shenjtë është folur që prej kohësh, që në Konklavën ( Mbledhjen me dyer të mbyllura tëkardinalëve) e fundit në vitin 2005. Dhe në këtë nuk ka asgjë të habitshme, të jashtëzakonshme - kjo është më tepër një reflektim i tendencave objektive në Kishën Katolike Romake. Karakteri laik i shumicës së vendeve, në të cilat ka gjetur përhapje katolicizmi, i bën sfida të reja Kishës Katolike. Duke perceptuar qartë se vetë, për shkaqe objektive, nuk mund t’ia dalë dot punës me këto probleme, Benedikti vendosi t’ia japë këtë të drejtë pasuesit të tij të ardhshëm. Mendimin e vet në lidhje me këtë temë e shpreh për “Zërin e Rusisë” studjuesi i historisë së feve, përkthyesi Juri Tobak:

- Ekziston një problem i përgjithshëm për kishën si institucion fetar që është. Përkatësisht thelbit të vet Kisha është e destinuar për të mbrojtur disa vlera konservative, për të siguruar lidhjen, vazhdimësinë me të kaluarën. Kisha duhet të përkujdeset për paprekshmërinë e gjithçka të mirë që ka ekzistuar në të kaluarën, të ruajë normat tradicionale etike. Bashkë me këtë kisha nuk duhet të kthehet në një geto, ku vlerat shndërrohen në relikte. Ajo duhet të vihet në krye të shoqërisë, të marrë mbi vete rolin udhëheqës të saj dhe ta mësojë shoqërinë. Në momentet aktuale, mund të pranohet, se Kisha Katolike nuk po ia del dot punës mbanë me këtë detyrë.

Në këtë kuptim dorëheqja e Benediktit XVI vërehet nga shumë ekspertë si një shenjë e mirë. Fjalë bëhet për një revolucion epokal, i cili do të ushtrojë një ndikim psikologjik jashtëzakonisht të madh mbi besimtarët.

0Shumica e analistëve pajtohen me mendimin se Kisha Katolike ka nevojë për një lider, i cili do të kombinojë në vetvete përvojën baritore dhe administrative. Por kjo nuk është karakteristika kryesore. Më e rëndësishme është që Papa i ri të jetë relativisht i rinj, karizmatik, që të mund të fitojë simpatinë e publikut të gjerë. Nëse do të plotësohen këto kushte, atëhere kombësia dhe shtetësia e tij do të mbetet thjesht çështje private, kurse krishterimi në Evropë të fitojë shansin për një jetë të re.