Shkaku i mundshëm i uljes emergjente më 13 shkurt të avionit “An-24” në aeroportin e Doneckut ishte disfunksionimi i motorit, si rezultat i të cilit avioni nuk arriti të hyjë dot në korsinë e duhur të pistës së fluturimit, shasitë e tij ngecën në baltë, gjë pas së cilës ai u përmbys dhe u nda në disa fragmente.

Galeria fotografike

Avioni “An-24” po realizonte fluturimin nga Odessa për në Doneck. Si rezultat i katastrofës gjetën vdekjen 5 persona dhe më shumë se 10 të tjerë u dërguan në spital. Shumica e pasagjerëve arriti të shpëtojë falë një të çare në trupin e avionit, nëpërmjet së cilës njerëzit dolën nga avioni.

Gjithsej në bordin e aeroplanit ndodheshin 52 persona, kryesisht tifozë futbolli, që po fluturonin për në ndeshjen e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve midis ekipit "Shahtar" të Doneckut dhe “Borussia" të Dortmund. Në lidhje me tragjedinë në fjalë ndeshja filloi me një minutë heshtje.