Gjykata e Argjentinës më 14 shkurt e shpalli kishën katolike vendase të përfshirë në krimet e kryera nga junta ushtarake që sundoi në vend nga viti 1976-1983. Gjykata provoi me fakte se hierarkia e lartë e kishës ishte në dijeni të vrasjeve dhe torturimit të klerikëve me prirje opozitare, të cilët mbronin pozitën e tyre qytetare, dhe nuk ndërmorri asnjë hap për shpëtimin e tyre.

Diktatura ushtarake argjentinase karakterizohej për qëndrimin e vet jashtëzakonisht të ashpër, barbar ndaj opozitës së majtë. Kundërshtarët e regjimit mënjanoheshin duke i eleminuar fizikisht ata.