0Me të vërtetë shqetësuese është diçka tjetër. Me sa dukjet nga të gjitha, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po e provokojnë vazhdimisht Republikën Popullore Demokratike të Koresë (RPDK), duke u përpjekur t’i kujtojnë herë pas here asaj se është e rrethuar nga armiqtë e vet.

Duam t’ju kujtojmë, se SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Kina, që gjeografikisht ndodhet fare pranë, u paralajmëruan nga Koreja e Veriut për datën e zhvillimit të provës bërthamore. Pjesa tjetër e botës u vu në dijeni për këtë në mënyrë indirekte, por të gjitha palët e interesuara ishin të informuara megjithatë. Nuk kishte aspak nevojë për të bërë deklarata të bujshme në të gjithë botën gjatë demonstrimit të forcës me një shpërthim prej 6-7 kiloton - për pjesën tjetër të botës (me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Koresë së Jugut) pasojat e shpërthimit madje dhe teorikisht nuk mund të dilnin përtej kuadrit të atyre politike.

Ndërsa arsye për të kryer teste bërthamore Pheniani kishte. Mbas lëshimit nga RPDK në dhjetor të vitit 2012 të raketës kozmike dhe nxjerrjen prej saj të satelitit në orbitë, pasuan deklaratat se raketa e përdorur si kozmike kishte një qëllim të dyfishtë - në vend të satelitit në të mund të vendoset një mbushje (kokë) bërthamore.

Fakti, që produktet e industrisë kozmike mund të jenë (dhe si rregull janë) të një destinacioni të dyfishtë, nuk është sekret për askënd. Kjo është kështu edhe në Rusi, edhe në SHBA e në vende të tjera. Do të ishte e çuditshme nëse kjo do të qe ndryshe në RPDK-së.

Për mundësinë e vet potenciale për të promovuar përhapjen e armëve bërthamore Pheniani mori si fillim stërvitjet ushtarake detare të SHBA-së dhe Koresë së Jugut pranë brigjeve të tij. Më tej pasuan sanksionet. U rrit numri i kompanive të Koresë së Veriut, aktivat e të cilëve jashtë vendit janë ngrirë. Përveç kësaj, i janë ndaluar udhëtimet përtej kufijve të Koresë së Veriut Drejtorit të Përgjithshëm të kozmodromit verikorean, Drejtorit të Qendrës për monitorimin satelitor dhe dy bankierëve.

0Në përgjigje të këtyre hapave Koreja e Veriut nuk ndërmorri konfiskimin e aktivave të stafit të OKB-së në territorin e RPDK-së si dhe nuk ndaloi hyrjen e bashkëpunëtorëve të saj në vend. Pheniani pat deklaruar se përgjigja e tij do të jetë asimetrike. Çka dhe ndodhi në të vërtetë ...