Në Bjellorusi nuk është planifikuar ende anulimi i dënimit me vdekje, njoftoi Zv. Prokurori i Përgjithshëm i Bjellorusisë, Aleksei Stuk. Megjithatë ai vuri në dukje se "gjatë vitit të kaluar në Bjellorusi nuk është dhënë asnjë dënim me vdekje".

Bjellorusia është vendi i vetëm në Europë dhe në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS), ku ekziston dënimi me vdekje.

Në vitin 1996 në vend u zhvillua një referendum, një nga pikat e të cilit ishte anulimi i dënimit me vdekje. Kundër heqjes së dënimit me vdekje votuan 80.44% e zgjedhësve.