Papa i Romës Benedikti XVI, i cili hoqi dorë nga froni i papatit, deklaroi sot gjatë një fjalimi para klerikëve kryeqytetas se do të bëjë në të ardhmen një jetë të rezervuar, duke shmangur kontaktet me botën e jashtme.

"Jam i bindur se unë do të jem gjithnjë pranë jush, ndërsa ju do qëndroni pranë meje, edhe në qoftë se unë nuk do të shfaqem para botës së jashtme", - tha Papa Benedikti XVI, i cili më 28 shkurt do të lërë zyrtarisht detyrën.

Pas abdikimit ka të ngjarë që Joseph Ratzinger të mbajë titullin "Peshkopi i nderit i Romës".