Ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) nuk arritën dot ndonjë sukses në bisedimet e radhës në Teheran për çështjen bërthamore të Iranit. Pala iraniane refuzoi t'u japë akses ekspertëve të ANEA-s në objektin e saj ushtarak "Parchin", ku supozohet se mund të zhvillohet arma bërthamore, njoftoi sot Zëvendësi i Drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë, Herman Nackaerts. Në të njëjtën kohë ai theksoi se është i gatshëm të vazhdojë procesin e negociatave, por duhet të mendojë se mbi çfarë baze duhet bërë kjo.

Më parë në Teheran deklaruan se në negociatat e mbajtura ditën e mërkurë është arritur njëfarë progresi, por vazhdojnë të ruhen megjithatë mosmarrëveshje serioze.