Në Britaninë e Madhe, në lidhje me çështjen (rastin) ligjore të përgjimit të paligjshëm të telefonave në vitet 2005-2006 të personave të famshëm britanikë, u arrestuan 6 punonjës të gazetës së mbyllur në vitin 2011 të Rupert Murdoch "News of the World". Aktualisht të arrestuarit po merren në pyetje. Është bërë e ditur se dy prej tyre janë punonjës të gazetës "The Sun".

Skandali përreth korporatës mediatike të Murdoch shpërtheu në vitin 2011, pasi u bë e ditur se për shumë vite me radhë punonjësit e "News of the World" kishin përgjuar ilegalisht telefonat e personave publikë britanikë, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes mbretërore.