Të paktën 17 rebelë separatistë nga 100 gjithsej ekzistues u vranë gjatë sulmit të ndërmarrë ndaj bazës ushtarake të ushtrisë së Tajlandës në afërsi të kufirit me Malajzinë, njoftoi sot një përfaqësues i Forcave të armatosura të Tajlandës.

Baza ushtarake mbrohej nga 60 marinsa dhe midis tyre nuk ka humbje, vuri në dukje ai.

Separatistët kërkojnë shkëputjen nga Tajlanda të tre krahinave, të vendosura në afërsi të kufirit me Malajzinë, si dhe krijimin atje të një sulltanati të pavarur.