Ditën e mërkurë Papa i Romës Benedikti XVI do të dalë për herë të parë para besimtarëve të Kishës Katolike pas abdikimit të vet, njofton Agjencia EFE.

Pontifiku do të dalë në ballkonin e rezidencës së tij për të përshëndetur besimtarët, kurse më pas do të marrë pjesë në liturgjinë e dedikuar fillimit të Kreshmës së Madhe katolike.

Benedikti XVI ditën e hënë njoftoi mbi vendimin e tij për t'u larguar nga froni. Siç pritet, Papa i ri i Romës do të zgjidhet në fund të marsit.