Sipas komunitetit të shkencëtarëve të Sirisë, OKB-ja duhet të miratojë një rezolutë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, deklaroi të mërkurën Drejtori i Departamentit sirian të objekteve antike dhe muzeumeve, Maamun Abdel Karim, gjatë një seminari të mbajtur nën patronazhin e UNESCO-s në Aman (Jordani).

Gjatë konfliktit gati 2-vjeçar në Siri është rritur në disa herë eksporti i paligjshëm i artefakteve të trashëgimisë kulturore kombëtare. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore duhet të realizohet pa përfshirjen e palëve ndërluftuese, theksoi Karim.