SHBA-ja ka ndërmend t’i sugjerojë Rusisë reduktimin e mëtejshëm të arsenaleve bërthamore të të dy vendeve, njoftoi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, gjatë fjalës së mbajtur ditën e martë përpara dy dhomave të Kongresit të SHBA-së.

Më parë Qeveria amerikane arriti në përfundimin se mund të realizojë doktrinën e vet bërthamore edhe me reduktimin e mëtejshëm të numrit të mbushjeve operative bërthamore në përdorim deri në 1100 njësi.

Konsultimet e mëtejshme midis palëve në lidhje me këtë çështje do të mbahen në Moskë.