Grupi i pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" (russ. «Русские витязи») më 9 shkurt për herë të parë debutoi me fluturime demonstrative në Ekspozitën e teknikës së aviacionit “Aero India 2013” në Bangalore. Duke u vendosur në figurën e quajtur "Romb" avionët kryen pilotime në grup si dhe individuale.

“Aero India 2013” ka ngjallur gjithmonë një interes të gjallë midis prodhuesve rusë të armatimeve. Në 5 vitet e ardhshme është planifikuar bashkëpunimi i Rusisë dhe Indisë për realizimin e projektit të gjuajtësit të brezit të pestë “T-50”. Kostoja e programit për Forcat Ushtarake Ajrore të Indisë, përfshirë këtu mirëmbajtjen teknike dhe furnizimet, mund të rezultojë më shumë se 40 miliardë dollarë.

Ndër projektet e përbashkëta të Rusisë dhe Indisë janë raketa supersonike "BrahMos-2" dhe avioni shumëqëllimor i transportit për fluturime në distanca të mesme “MTS”.