Moska nuk do të bjerë dakord për reduktimin e arsenaleve bërthamore pa marrë garanci nga pala amerikane lidhur me faktin që sistemi i mbrojtjes antiraket i SHBA-së nuk është i drejtuar kundër Rusisë, deklaroi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Aleksei Pushkov.

Sipas fjalëve të tij, një tjetër variant, të cilin Moska pranon ta diskutojë, është aksesi i vetë Rusisë në sistemin e mbrojtjes antiraket. "Unë mendoj se ne duhet të insistojmë që të jemi pjesë e këtij sistemi", tha ai.