Marrëveshja ruso-amerikane për furnizimin në Afganistan të 12 helikopterëve “Mi-171” do të zbatohet, pavarësisht rekomandimeve të Kongresit të SHBA-së për të mos bashkëpunuar me kompaninë "Rosoboronexport", njoftoi ditën e mërkurë në Moskë Drejtori i Përgjithshëm i kësaj organizate Anatoli Isaikin.

Anatoli Isaikin rikujtoi se kjo marrëveshje është nënshkruar vitin e kaluar fillimisht për 2, kurse më pas përsëri për 10 helikopterë, dhe vazhdon të veprojë.