Anëtarët e ekuipazhit të anijes "Esther C", të marrë peng nga piratët, nuk janë lënduar, por vendndodhja e tyre e saktë nuk dihet ende, njofton Departamenti i Informacionit dhe Shtypit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Sipas njoftimeve të mëparshme të kompanisë britanike "Carisbrooke Shipping", më 7 shkurt si pasojë e sulmit piratesk në brigjet e Nigerisë ndaj anijes "Esther C", që i përket filialit të saj, u morrën peng shtetasit rusë Valeri Vinogradov, Andrei Krenjov dhe një shtetas rumun.