Kompanitë franceze të ndërtimit “Vinci” dhe “Bouygues” si masë paraprake evakuuan personelin e tyre nga Çernobili, pasi të martën në repartin e makinerive motorike të reaktorit të katërt të centralit bërthamor të Çernobilit u shembën pjesërisht faqet e murit dhe çatia e lehtë.

Ndërkohë shërbimi për shtyp i centralit bërthamor të Çernobilit deklaroi se nuk ka rritje të sfondit të rrezatimit në centralin bërthamor të Çernobilit dhe në zonën e tjetërsimit. Askush nuk u lëndua.

Muri i shembur nuk kufizohet me reaktorin, njoftoi shërbimi për shtyp i centralit bërthamor të Çernobilit. Megjithatë, vetë fakti i shembjes tregon se konstruktet e centralit bërthamor, ku ka ndodhur katastrofa kohë më parë, po vazhdojnë të degradojnë.