Shefi i Pentagonit Leon Panetta përshëndet premtimin e Presidentit të SHBA-së Barack Obama për t'i dhënë fund luftës në Afganistan në vitin 2014, njofton Agjencia EFE.

Më parë Barack Obama, në fjalimin e tij drejtuar kombit, konfirmoi se lufta e SHBA-së në Afganistan do të përfundojë deri në fund të vitit 2014 dhe se nga Afganistani do të tërhiqen 34 mijë trupa ushtarake. Në këtë moment 33 mijë trupa amerikane janë kthyer tashmë në atdhe, theksoi ai.

Pritet që pas vitit 2014 në Afganistan të mbetet një kontigjent i vogël ushtarakësh amerikanë.