Ditën e martë në sallën e makinerive të reaktorit të katërt të elektrostacionit atomik të Çernobilit (Ukrainë) ndodhi shembja e pjesshme e mureve dhe çatisë. Në objekt nuk ka ndryshime të niveleve të rrezatimit dhe nuk ka pasur viktima, njofton shërbimi për shtyp i stacionit.

Aksidenti në elektrostacionin atomik të Çernobilit ndodhi më 26 prill të vitit 1986, si rezultat i të cilit nga ndotja radioaktive u prekën shumë rajone të Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë. Pas katastrofës mbi pjesën e dëmtuar të centralit bërthamor u ndërtua një sarkofag, i cili gjatë viteve të fundit ka ardhur duke u shkatërruar gradualisht.