Rinisë serbe po i zgjohet interesi ndaj gjuhës ruse. Në lidhje me këtë fakt autoritetet serbe do të rrisin numrin e orëve të mësimdhënies së gjuhës ruse në shkolla, njoftoi Ambasadori i Serbisë në Moskë, Slavenko Terziç.

Sipas mendimit të diplomatit, interesi ndaj gjuhës ruse është i lidhur me rritjen e aktivitetit të kompanive ruse në Serbi.

Deri në fund të viteve 1980 gjuha ruse zinte një pozitë udhëheqëse në shkollat serbe, duke u ndjekur pas nga anglishtja, frengjishtja dhe gjermanishtja.