Në vitin 2014 në Rusi do të zhduken tavllat e duhanit nga trenat e pasagjerëve dhe në vend të tyre do të vendosen shenjat paralajmëruese që ndalojnë pirjen e duhanit gjatë udhëtimit, njoftoi sot Kompania Federale e Pasagjerëve.

"Sipas ligjit "antiduhan", të miratuar nga Parlamenti i Federatës Ruse, që nga 1 korriku i vitit 2014 pirja e duhanit në trenat që udhëtojnë në distanca të largëta mund të ndalohet", kujtoi një nga përfaqësuesit e kompanisë.