Ditën e mërkurë në Moskë Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu po diskuton me Kreun e Departamentit Ushtarak të Norvegjisë, Anne-Grete Strom-Erichsen, problemet e vendosjes së sistemit evropian të mbrojtës antiraket (MAR).

Vendimi për dislokimin e sistemit të mbrojtjes antiraket të NATO-s në Evropë u morr në nëntor të vitit 2010 në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Lisbonë.

Përgjigje e mundshme e Rusisë ndaj vendosjes së mbrojtjes antiraket në Evropë mund të bëhet lokalizimi i komplekseve raketore "Iskander" (russ. "Искандер") në rajonin e Kaliningradit (Rusi).

Tema të tjera të bisedimeve midis ministrave të mbrojtjes të të dy vendeve do të jenë lufta e përbashkët kundër piratëve, garantimi i sigurisë në Afganistan dhe situata në Afrikë.