Në qarqet politike dhe mediat e Belgjikës po zhvillohet një debat i fortë në lidhje me fatin e organeve të sigurimit të vendit pas shfaqjes së informacionit mbi vëzhgimin e fshehtë nga ana e shërbimeve të sigurimit të kontakteve politike me sektet fetare, si dhe për inkuadrimin e informatorit në udhëheqjen e partisë ultranacionaliste Belang Vlaams.

Ish-Ministri i Drejtësisë, senatori Philip Muoreaux, deklaroi të mërkurën për radiotelevizionin RTBF se nuk është dakord me thirrjet për likujdimin e shërbimeve të sigurisë federale, ndërsa një sërë politikanësh belgë u shprehen se shërbimi i sigurisë është shndërruar tashmë në një anakronizëm, ndërsa me luftën kundër terrorizmit duhet të merret prokuroria.