"Fokusi amoral i radhës" - kështu e ka cilësuar Ombudsmani i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për të Drejtat e Fëmijëve, Demokracinë dhe Sundimin e ligjit, Konstantin Dollgov, historinë e birësimit të një fëmije rus prej dy lezbikeve nga SHBA-ja në vitin 2007.

"Në vitin 2009 "martesa brenda të njëjtit seks" përfundoi me ndarje dhe fëmija u bë objekt i mosmarrëveshjeve e grindjeve midis dy lezbikeve. Gjykata amerikane e ka fshehur qëllimisht informacionin lidhur me këtë proces gjyqësor", shkroi të mërkurën në faqen e tij në Twitter Dollgov, duke kërkuar nga autoritetet amerikane që t’u garantojnë konsujve rusë kontaktin me fëmijën.