Rusia është e interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet afrikane, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov gjatë një vizite të shkurtër në Afrikën e Jugut dhe Mozambik.

Në bisedimet e Sergei Lavrov me homologun e tij të Afrikës së Jugut tema qendrore ishte përgatitja e samitit të klubit ndërkombëtar BRICS (BRIKS), i cili në fund të marsit për herë të parë do të mbahet në Afrikë.

Sergei Lavrov dënoi gjithashtu Phenianin për zhvillimin e provës së tretë bërthamore me anashkalim të marrëveshjeve ndërkombëtare, duke shprehur shpresën se kjo nuk do të shfrytëzohet nga fqinjët e Koresë së Veriut për të rritur aktivitetin e tyre ushtarak.

Në konferencën kushtuar bashkëpunimit tekniko-ushtarak midis Rusisë dhe Mozambikut Sergei Lavrov deklaroi mbi mundësinë e realizimit të furnizimeve të reja të armëve ruse në këtë vend.