Mediat e Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) njoftojnë mbi realizimin në prag të provës së tretë të suksesshme bërthamore nëntokësore, raporton kompania televizive japoneze NHK. Ajo u zhvillua më 12 shkurt dhe iu dedikua ditëlindjes së ish Udhëheqësit të vendit, Kim Jong II.

0Për shembull, gazeta e Partisë së Punës të RPDK “Rodong sinmun” i ka quajtur provat bërthamore "masa të domosdoshme për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së vendit tonë". Në artikullin e saj citohen gjithashtu fjalët e zëdhënësit të Ministrisë së Industrisë Kimike të Koresë së Veriut se "testi bërthamor demonstroi vullnetin e palëkundur të popullit dhe ushtrisë sonë për t'i dhënë fund punës me kërcënimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera".