Versioni rus i Google kremtoi me një logo festive përvjetorin e 140-të të këngëtarit të famshëm operistik rus Fjodor Shaljapin (1873-1938), duke zëvendësuar logon tradicionale në faqen kryesore me një imazh të pikturuar të këngëtarit. Fjodor Shaljapin pasqyrohet në sfondin e teatrove të famshëm ku ai ka performuar, në veçanti, të Teatrit Bolshoi (russ. «Большой Театр») të Moskës.

Famën botërore Fjodor Shaljapin-it ia sollën ekzekutimet e arieve operistike të veprave të kompozitorëve të njohur rusë Glinka, Mussorgsky, Rimsky-Korsakov.

Google zëvendëson tradicionalisht logon në faqen kryesore të motorit të vet të kërkimit me logo festive që i dedikohen datave të ndryshme përkujtimore.