Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe Presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-Bak gjatë bisedave telefonike vendosën të kërkojnë aplikimin e sanksioneve suplementare ndërkombëtare të OKB-së ndaj Koresë së Veriut, njoftojnë mediat japoneze.

Ditën e martë Koreja e Veriut njoftoi se realizoi me sukses provën bërthamore të radhës.