Në territorin e Koresë së Jugut ekspertët akoma nuk kanë regjistruar ndonjë ndryshim të sfondit të rrezatimit radioaktiv pas testit bërthamor të kryer nga Koreja e Veriut, njoftoi të mërkurën Komisioni vendas për Sigurinë Bërthamore.

"Më 14:00 me orën lokale niveli i rrezatimit ka mbetur në nivelin e mëparshëm", thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar nga komisioni i përbërë prej ekspertëve koreano-jugorë dhe japonezë.