Disa hakera të panjohur thyen sistemin e paralajmërimit emergjent të popullsisë të kanalit televiziv amerikan KRTV. Pas marrjes së aksesit prej tyre, në transmetimin direkt të televizionit u lansua paralajmërimi për ardhjen në SHBA të "apokalipsit-zombi".

Në mesazhin, që u transmetua me të gjitha atributet e nevojshme të paralajmërimit emergjent, thuhej se në disa rrethe të shtetit Montana janë vënë re raste të ngritjes së të vdekurve prej varreve të tyre.

0Njoftimi u arrit të eleminohej nga transmetimi direkt pas pak minutash. Inxhinierët e kompanisë dhe policia kanë filluar hetimin e incidentit.