Të paktën 11 vetë u vranë gjatë trazirave që shpërthyen në shtetin Assam në verilindje të Indisë.

Në përleshjet, që shpërthyen gjatë zgjedhjeve lokale, u përfshinë përfaqësuesit e disa komuniteteve fisnore lokale. Policia u detyrua të ndërhynte për të ndarë pjesëmarrësit e përleshjeve. Në policinë lokale nuk përjashtojnë mundësinë e shpërthimit të trazirave të reja.