Militantët e Ushtrisë së Lirë rebele Siriane morrën nën kontroll aeroportin ushtarak “Jarrah” në provincën e Aleppo në veri të vendit, njofton ditën e martë kanali televiziv ndërarab “Al Jazeera”.

Sipas informacionit të kanalit televiziv, gjatë sulmit për marrjen e aeroportit u zunë rob 50 ushtarakë të trupave qeveritare të Sirisë. Rebelët përvetësuan teknikën ushtarake që ndodhej në aeroport.

0Përveç kësaj, po vazhdojnë përleshjet midis rebelëve dhe forcave qeveritare në juglindje të Damaskut.