Ditën e hënë Komiteti i Këshillit të Lartë (Parlamentit) i Transnistria-s për çështjet ekonomike shqyrtoi dhe rekomandoi miratimin e projektligjit për qarkullimin e lirë të rublës ruse në territorin e republikës së shkëputur.

0Sipas mendimit të autorëve të projektligjit, vënia në qarkullim në Transnistria e rublës ruse do të kërkojë amendamente në ligjin "Për Bankën Qendrore të Republikës Moldave të Transnistria-s" dhe "Për rregullimin valutor dhe kontrollin e valutës", ndërkohë vetë baza e sistemit financiar të republikës nuk do të cënohet.