Në uzinën №14 të kombinatit përpunues minerar të Ajhalit (Jakutia) nxorrën një elmaz me masë 145.44 karatë. Elmazi u gjet në minierën "Jubilejnaja" (russ. «Юбилейная»). Ai paraqet në vetvete një kristal transparent me nuancë të verdhë në formë oktaedri. Në pjesën periferike të kristalit vërehen komponime grafit-sulfuri. Në një nga pjesët kulmore të tij vihet re një fërkim me karakter teknogjen, ndërsa në një prej këndeve - një e plasaritur jo e thellë.

0Sipas vlerësimit të ekspertëve të Qendrës së seleksionimit të elmazeve "Alrosa" (russ. «Алроса»), kostoja e gurit në tregje mund të arrijë deri në 1 milion dollarë.