Autoritetet e Hiroshimës rilansuan të ashtuquajturën “Ora e paqes”, e cila fikson ditët pas provës më të fundit bërthamore në botë. Aktualisht akrepat shënojnë "0", pasi kanë kaluar vetëm disa orë mbas zhvillimit nga Koreja e Veriut të shpërthimit të sotëm nëntokësor bërthamor.

0Më parë ora shënonte shifrën "1358". Kaq ditë kishte "numëruar" ajo pas testimit të mëparshëm bërthamor të Koresë së Veriut në maj të vitit 2009. Ora është vendosur në Muzeun e Paqes në qytetin e Hiroshima.