Një anije me motorë që nuk nuk punojnë po lundron drejt Gjirit të Meksikës. Ajo do të arrijë në breg pas dy ditësh.

Motorët e tragetit të madh turistik (ang. cruise) “Triumph” pushuan së funksionuari ditën e dielë për shkak të një zjarri që ra në seksionin e makinerive. Zjarrit arriti t'i bënte ballë sistemi automatik zjarrfikës. Në bordin e tij ndodhen 3143 pasagjerë dhe mbi 1.000 anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Në disa kabina nuk funksionon sistemi i ventilimit, kështu që shumë nga pasagjerët janë të detyruar ta kalojnë natën në kuvertë. Në prag, një tjetër traget turistik “Carnaval” plotësoi rezervat e produkteve ushqimore të anijes së dëmtuar.