Kryeministri i Libisë Ali Zeidan më 11 shkurt njoftoi se vendi do të mbyllë kufijtë e vet me Egjiptin dhe Tunizinë për pesë ditë, nga 14 deri më 18 shkurt.

Kryeministri përmendi si shkak të marrjes së një vendimi të tillë domosdoshmërinë për respektimin e një sigurie të veçantë në ditët e përvjetorit të dytë të fillimit të kryengritjes së armatosur, e cila çoi në përmbysjen e ish-Liderit të Libisë, Muammar Gaddafi. Edhe pse kryengritja filloi më 17 shkurt, festimi i përvjetorit do të fillojë më 15 shkurt.