Koreja e Veriut ditën e martë njoftoi zyrtarisht se zhvilloi me sukses provat nëntokësore bërthamore të pajisjes kompakte bërthamore me fuqi të madhe shkatërruese, transmetojnë mediat perëndimore me referim tek Agjencia qendrore telegrafike e Koresë.

Agjencia vëren se gjatë zhvillimit të testimeve ishte garantuar siguria e nevojshme dhe se ato u realizuan sipas planit. "Provat bërthamore u realizuan si pjesë e masave për mbrojtjen e sigurisë sonë kombëtare dhe sovranitetit nga armiqësia e pamatur e SHBA-së, e cila shkeli të drejtën e republikës sonë për lëshimin paqësor të satelitit", - thuhet në mesazhin e Agjencisë.